Një vit do të kalojë gjithsesi. Kush dëshiron të jesh ti në fund të tij?

BOTË E RE 2027 është një program njëvjeçar transformimi personal për ata që kanë vendosur të mos e shtyjnë më ndryshimin e tyre.

1 janar 2027Fillimi i programit
12 muajProgram online
4 ditë në javëÇdo javë të vitit
Punë me vetenMeditim dhe praktika konkrete
Nëse po e njeh veten këtu

E di çka duhet me ndryshu. Po pse po kthehesh prapë te e njëjta pikë?

Ndoshta ke lexu, ke dëgju dhe ke kuptu shumë për veten. Por kur vjen momenti me reagu ndryshe, trupi dhe zakonet e vjetra të kthejnë prapë aty ku ishe. Pikërisht këtu fillon puna e Botë e Re.

Fillon me i dallu reagimet që po të kthejnë vazhdimisht prapa.
E kupton më qartë çka po ndodh mes mendjes, emocioneve dhe trupit.
Nuk mbetesh vetëm te reflektimi. E kthen në zgjedhje dhe veprime konkrete.
E merr atë që të shërben dhe e fut, hap pas hapi, në jetën e përditshme.
Pse vazhdon me u përsëritë?
Ti s’ke nevojë veç për edhe një shpjegim.

Kur reagimi është bërë automatik, vetëm kuptimi nuk mjafton. Puna duhet me hy edhe në trup, në praktikë dhe në zgjedhjet që i bën kur jeta të prek aty ku je më i ndjeshëm.

Si funksionon

Një vit ku puna me veten ka vend në kalendar, jo vetëm në mendje.

4 ditë në javë, çdo javë të vitit. Çdo javë punon me rregullimin e sistemit nervor dhe bën meditime. Nëse nuk mundesh me marrë pjesë live, seanca mbetet në dispozicion për 24 orë.

Ritmi yt

Katër pika kthimi brenda javës.

E martëonline
E mërkurëonline
E enjteonline
E premteonline

Ora dhe kohëzgjatja e seancave do të publikohen pas konfirmimit final.

01

E kupton çka po përsërit

Ligjërata, reflektim dhe pyetje që të ndihmojnë me e pa më qartë lidhjen mes mendimit, emocionit, trupit dhe sjelljes.

02

E përfshin trupin në punë

Meditime çdo javë, punë me sistemin nervor, frymëmarrje, 9D, EFT dhe ushtrime praktike sipas fokusit të punës.

03

E vazhdon edhe mes seancave

Një incizim i dedikuar çdo muaj dhe praktika që të ndihmojnë me e çu punën nga seanca në përditshmëri.

Metodat e specializuara përdoren sipas përshtatshmërisë, kualifikimit dhe protokolleve që konfirmohen para nisjes. Programi nuk zëvendëson kujdesin individual profesional.

Komuniteti

Nuk ke pse me e kalu krejt këtë vetëm.

Edhe kur puna është personale, ndihmon shumë me pasë pranë njerëz që e kuptojnë pse je aty. Në Botë e Re dëgjon, ndan përvoja dhe ecën me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

“Ti punon me veten. Por nuk ke nevojë me ecë vetëm.”

Shqip kudoKosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Ritëm i përbashkëtGjatë gjithë vitit, jo vetëm një fundjavë.

Platforma, moderimi dhe rregullat e privatësisë konfirmohen para nisjes.

Jetmir Sefa me pjesëmarrës të një retreat-i në Rugovë
Retreat në Rugovë · korrik 2026Shiko postimin ↗
A po e sheh veten këtu?

Nëse je lodhë duke fillu prej fillimit, lexoje këtë pjesë.

Ka gjasa të jetë për ty nëse…

Po e vëren se kthehesh vazhdimisht te e njëjta pikë.
Po kërkon më shumë qartësi për veten dhe drejtimin tënd.
Dëshiron me punu me kufijtë, marrëdhëniet dhe vetëbesimin.
Je gati me marrë pjesë vazhdimisht, jo vetëm kur ndihesh i motivuar.

Mos hyr me pritjen se…

Dikush do ta ndryshojë jetën tënde pa pjesëmarrjen tënde.
Programi e zëvendëson psikoterapinë, diagnostikimin apo kujdesin mjekësor individual.
Do të marrësh një bibliotekë videosh me qasje të përhershme.
Çdo gjë do të zgjidhet menjëherë ose me një ushtrim të vetëm.
Kush të udhëheq?

Jetmir Sefa

Terapist për transformim të shpejtë (RTT) · 9D Breathwork Coach · Mentor i zhvillimit personal

Rruga e Jetmirit nuk ka nisë në terapi. Ka kalu nëpër gazetari, institucione ndërkombëtare, politikë dhe biznes, derisa puna me veten ia ndryshoi drejtimin.

“Nuk u bëra terapist sepse i kisha të gjitha përgjigjet. U bëra terapist sepse fillova t’i bëja vetes pyetjet e duhura.”

Sipas biografisë së tij profesionale, para se t’i përkushtohej kësaj pune, Jetmiri ka pasë angazhime në Gjykatën Supreme të Kosovës, Institucionin e Ombudspersonit, NATO, OKB dhe OSBE. Pas zhvendosjes në Francë, ka qenë aktiv edhe në politikë dhe biznes.

Sot punon përmes seancave, punëtorive, përvojave 9D Breathwork, retreat-eve dhe programeve online. Në Botë e Re, roli i tij është me të udhëheqë gjatë gjithë vitit, jo vetëm me ta dhënë një ligjëratë dhe me të lanë vetëm.

Evropë dhe onlineAktivitete të përshkruara në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër
9D BreathworkSeancë publike në Voorst, Holandë · shtator 2025
RTKIntervistë për teknikat e frymëmarrjes · maj 2024
Intervistë në RTKShiko në YouTube ↗
Mos e merr vetëm prej nesh

Dëgjoji njerëzit që kanë punu me Jetmirin.

Këto janë përvojat e tyre personale me Jetmirin dhe programet e Terapia e Jetës. Përvoja jote mund të jetë ndryshe.

Videot janë vendosë të plota. Para publikimit final duhet me u konfirmu leja për përdorim publik për secilën dëshmi.
Nëse po mendohesh ende

Një vit nga sot, mund ta shohësh jetën me sy të tjerë.

Çfarë mund të ndryshojë nëse gjatë vitit të ardhshëm i kushton vetes kohë, vëmendje dhe punë të vazhdueshme?

Vendimi për të filluar është i yti.

Nëse ende po mendohesh

Këto janë pyetjet që ka gjasa po t’i bën vetes.

Po të përgjigjemi vetëm me atë që është konfirmuar deri tani.

BOTË E RE 2027

Një vit do të kalojë gjithsesi.

Pyetja është: çfarë do të bësh ti me atë vit?

Nëse ka ardhur koha t’i kushtosh vetes përkushtimin që ke shtyrë prej vitesh, BOTË E RE fillon më 1 janar 2027.

Botë e Re është program zhvillimi personal. Nuk duhet konsideruar zëvendësim për diagnostikim, psikoterapi, trajtim mjekësor apo kujdes individual profesional. Rezultatet ndryshojnë sipas individit, pjesëmarrjes dhe rrethanave. Formulimet finale ligjore dhe profesionale mbeten për aprovim para publikimit.